LIBRI I STUDENTIT
Superoferta e 2013-ës nga Student Club
Një kartë në katër shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi
Botimi i dytë Student Club Card vjen më një superofertë rinore. Nga Tirana, ku shënoi suksesin e parë, karta e përfitimeve reale nis fluturimin drejt vendeve fqinje. Për herë të parë studentët e universiteteve dhe nxënësit e shkollave të mesme në 25 qytete të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të kenë në dorë një kartë me vlerë rajonale. Afro 350 biznese dhe njësi shërbimesh në këto katër shtete kanë ofruar ulje të posaçme nga 5 deri në 50% për kartën studentore.
Libri dhe karta Student Club botohen nga Shtëpia Botuese Botart sipas përvojës më të mirë në vendet e zhvilluara. Ato përdoren për një afat kohor 1-vjeçar me të drejtë rinovimi. Me këtë kartë përdoruesit e moshës 15-25 vjeç përfitojnë ulje reale gjatë blerjeve në të gjitha dyqanet dhe njësitë e shërbimit që kanë reklamuar produktet e tyre në faqet e librit.
Karta Student Club është e personalizuar, me emër-mbiemër, datëlindje, foton e përdoruesit, shkollën apo fakultetin ku studjon, si dhe ka elementë sigurie që e bëjnë të pamundur çdo orvatje për falsifikimin e saj. Karta është e pajisur me Bar Kod, i ngjashëm me ato që përdorin supermarketet dhe që mund të idenitfikohet lehtësisht nga kasat e dyqaneve të shitjes me pakicë. Karta nuk mund të përdoret prej askujt tjetër përveç mbajtësit zyrtar.






