Thursday Jun 20

FAQ

Si funksionon karta Student Club?


Çfarë është karta Student Club?

Karta e re Student Club është një produkt i ri bashkëkohor që publikohet për herë të parë në Shqipëri nga Shtëpia Botuese Botart. Karta ka nisur të përdoret në Tiranë nga 1 marsi 2012. Ajo u shërben studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme (mosha 15 vjeç e lart) për të blerë me ulje në të gjitha dyqanet dhe njësitë e shërbimit të reklamuara në librin Student Club Albania. Kjo kartë është e personalizuar, me emrin, foton dhe datëlindjen e mbajtësit.

 

Përveç mbajtësit, a mund ta përdorin të tjerët këtë kartë?

Jo, askush përveç mbajtësit të ligjshëm nuk mund ta përdorë kartën Student Club. Sepse përveç emrit të përdoruesit, ajo do të ketë të stampuar edhe një Bar Kod, i cili mund të verifikohet lehtësisht në web-in www.studentclub.al. Po ashtu, karta përmban elementë sigurie që e bëjnë të pafalsifikueshme.

 

Si mund të pajisem me kartën Student Club?

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në web-in www.studentclub.al, sipas kërkesave të publikuara në këtë faqe. Pas regjistrimit duhet të bëni logimin dhe të dërgoni foton personale në adresën e e-mailit: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it . Sipas këtyre të dhënave do të printohet karta, të cilën mund ta tërhiqni në zyrat e Student Club Albania, ose mund ta merrni nga koordinatorët tanë pranë fakulteteve apo shkollave të mesme. Bashkë me aplikimin për kartën ju duhet të porositni librin Student Club Albania, nëpërmjet koordinatorëve të autorizuar nga Botart. 

 

Çfarë përmban Libri i Studentit?

Libri Student Club Albania është botimi i parë i këtij lloji në Shqipëri. Ai u dedikohet tërësisht nxënësve dhe studentëve shqiptarë në të gjitha shkollat e mesme dhe universitetet publike e private, brenda dhe jashtë vendit. Në faqet e para të tij prezantohet një informacion njohës për mënyrën e përdorimit të librit dhe kartës Student Club.

Libri është një guidë mjaft interesante dhe përmban informacione të dobishme nga 100 kompani dhe qendra biznesi, të cilat ofrojnë produkte me ulje apo oferta të posaçme për studentët. Pronarët e dyqaneve të shitjes dhe njësive të shërbimeve i deklarojnë uljet e tyre në faqet e reklamave që botojnë në librin Student Club Albania.  

 

Sa kushton Libri dhe karta e Studentit?

Libri bashkë me kartën kushton 500 lekë për studentët brenda vendit dhe 5 euro për ata jashtë Shqipërisë.  Afati i përdorimit të librit është 12 muaj.

 

Po studentët shqiptarë që studiojnë në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë a mund të pajisen me kartën Student Club dhe ku mund ta përdorin atë?

Po, me këtë kartë mund të pajiset çdo student shqiptar, pavarësisht nga universiteti ku studjon brenda apo  jashtë vendit. Kartën Student Club mund ta përdorë vetëm në dyqanet dhe bizneset që kanë reklamuar produktet e tyre në Librin e Studentit, ose në website: www.studentclub.al. Fillimisht karta do të përdoret në Tiranë, më pas në Prishtinë e Tetovë. Po ashtu, Student Club Albania po studjon mundësinë për të zgjeruar gjeografinë e përdorimit të saj në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

 

Cilat biznese mund të reklamojnë produktet e tyre në faqet e Librit të Studentit dhe çfarë kushtesh që duhet të plotësojnë ato?

Faqet e librit Student Club Albania janë të hapura për të gjitha bizneset që ofrojnë ulje të posaçme për produktet ose shërbimet që kërkohen prej studentëve. Kjo ulje duhet të publikohet në faqen e reklamës që do të zgjedhë kompania apo sipërmarrësi dhe është e vlefshme për 12 muaj. Ulja vlen vetëm për nxënësit dhe studentët e pajisur me kartën Student Club dhe nuk ka lidhje me uljet sezonale që bëjnë bizneset për të gjithë klientët.

Përveç kësaj, bizneset duhet të lidhin një kontratë me Botuesin, ku përcaktohet detyrimet e ndërsjellta. Uljet dhe ofertat që nuk gjenden në Librin e Studentit mund të publikohen online në www.studentclub.al.

 

Po në rastet kur karta humbet ose dëmtohet nga pakujdesia, si do të veprohet?

Përdoruesi i kartës së humbur apo dëmtuar duhet të njoftojë menjëherë menaxherin e Student Club Albania nëpërmjet telefonit ose e-mailit, në mënyrë që kjo kartë të shpallet e pavlefshme. Printimi i kartës së re do të bëhet me të dhënat e mëparshme. Studenti ose nxënësi mund ta rimarrë atë duke paguar 250 lekë.


View / Add Comments