Wednesday Jun 19

Lajme

Një “monark” i varur nga vota e lirë

                                                                                                                          Preç Zogaj

Kemi në libraritë tona të përkthyer në shqip një biografi shumë interesante të Charles de Gol, gjeneralit të famshëm që ruajti nderin e Francës me lëvizjen “Franca e lirë”, që krijoi dhe udhëhoqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, atdhetarit dhe luftëtarit që në një nga periudhat më të vështira të Francës dhe në një konfigurim të ndërlikuar të skenës politike-ushtarake e diplomatike të kohës, ia doli të printe dhe të marshonte me flamurin e Francës në Parisin e çliruar, duke shënuar përmbysjen epokale të fatit të vendit.
Sa herë flitet qoftë edhe telegrafikisht për jetën e De Gol-it dhe kronologjia mbërrin datën 25 gusht 1944 të hyrjes së tij në Parisin e çliruar, nuk mund të vazhdosh më tej pa kujtuar fjalimin e tij të frymëzuar e të ndjerë, karakteristik për oratorinë e tij antike : “Paris! Paris i poshtëruar! Paris i thyer! Paris i martirizuar! Por përsëri Paris i çliruar. I çliruar nga vetvetja. I çliruar nga populli i tij, me ndihmën e mbarë Francës. Të Francës që po lufton, vetëm të Francës, të Francës së përjetshme”.


Ky është momenti kur Franca ka një fytyrë të vetme për ta gdhendur në histori si fytyrën emblematike dhe mitike të çlirimtarit, por ndërkaq De Gol është një individ, një francez, një njeri me jetën e tij, me historinë e tij që fati e kishte shënuar të ndërthurej ngushtë me historinë e Francës moderne përgjatë tri dekadave, nga viti 1940 deri në fund të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.

Lexo më shumë ...

View / Add Comments